12 vjet burg për Stojançe Jovanovskin, shpallet fajtor edhe për nxitje në vetëvrasjen e Ivana Jovanovskas

12 burg i shqiptoi gjykatësi Ivica Stefanovski ndaj Stojançe Jovanovski, i akuzuar për rrezikim të sigurisë, lëndime trupore gjatë dhunës në familje dhe nxitje në vetëvrasje të bashkëshortes së tij Ivana Jovanovska, e cila i dha fund jetës më 2 mars të këtij viti duke rënë nga ballkoni së bashku me vajzën 6-vjeçare.

Ai u shpall fajtor për të tria veprat penale që i viheshin në barrë. Për herë të parë në Maqedonia e Veriut është shqiptuar dënim për nxitje në vetëvrasje si vepër penale.

By admin2