Ky sezon futbollsitik do të mbahet mend gjatë, për një fakt tejet interesant. Nga tetë skuadrat finaliste të garave evropiane, gjashtë trajnerë janë spanjollë.
Luis Enrique si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Unai Emery me Aston Villën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rayo Vallecanon, synon trofeun e Conference League.
Ndërsa në finalen e femrave të Champions League, Pere Romeu është trajner i Barcelonës, ku për kundërshtar do ta ketë Jonatan Giraldez, me skuadrën e Lyonit.



