Prishtinë: Pronari e dha veturën me qira, marrësi ia shiti në Serbi

Një ankues ka raportuar në polici se vetura i është shitur në Serbi.

Sipas ankuesit, më 4 maj, një i dyshuar i kishte marrë me qira veturën me targa vendore, shkruan IndeksOnline.

Reklame

Ai, pasi hyri në territorin e Serbisë, veturën e shiti në një auto servis.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”./IndeksOnline/

By admin7