Si prind dhe bashkëfshatar, jam shumë i shqetësuar për ngjarjen e rëndë ku një 16-vjeçar ka tentuar t’i marrë jetën një djali 14-vjeçar, ndërsa tani është liruar. Ky lajm ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te shumë familje dhe prindër që çdo ditë shqetësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Nuk është normale që pas një rasti kaq serioz të mos shohim masa më të forta dhe përgjegjësi konkrete. Sot është prekur një familje, nesër mund të jetë një tjetër. Ne kërkojmë nga institucionet që raste të tilla të trajtohen me seriozitet maksimal dhe siguria e fëmijëve tanë të jetë prioritet.
Heshtja dhe mungesa e reagimit vetëm sa e rrisin frikën dhe pasigurinë në komunitet.
Një prind dhe bashkëfshatar i shqetësuar


