Konjufca: Vjosa Osmani po dëshiron me frikësu popullin me Serbinë dhe duke e mbrojt Amerikën nga Albin Kurti

Glauk Konjufca, në emisionin “Debat plus” në Dukagjin, ka thënë se Vjosa Osmani po mundohet që ta frikësoj popullin me Serbinë, referuar deklaratave të Vjosa Osmanit, për atë se Kurti e Vuçiq kanë qëndruar me orë të tëra me një dhomë, dhe se nuk dihet as çka kanë folur e as çfarë është bërë.

“Ajo është dhoma e Brukselit e negociatave, normalisht që rrihet me orë të tëra. Çka është duke ndodh tash është se Osmani po dëshiron me i përdorë dy tema, Amerika edhe Serbia. Ajo po don me mbrojt Amerikën prej Albin Kurtit, si dhe me frikësu popullin me Serbinë. Po, sikur PDK-ja dhe LDK-ja qysh i kanë humb zgjedhjet me këto dy tema, do t’i humbin sërish.” – tha ajo.

Reklame

By admin7