Ushtarët shqiptarë triumfojnë në garën e Gardës Kombëtare në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një arritje të rëndësishme të dy pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në një garë prestigjioze në SHBA.

Sipas njoftimit, rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë shkëlqyer në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jerseyt për vitin 2026, duke u renditur fitues në kategoritë e tyre përkatëse.

Reklame

Gara është zhvilluar gjatë katër ditëve intensive dhe ka përfshirë sfida të ndryshme fizike dhe ushtarake, si pengesa, testime të fitnesit, aftësi në ujë, orientim në terren dhe ushtrime të qitjes nën presion, me përdorim të disa llojeve të armëve.

“Javën e kaluar, ndërsa po festonim 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të New Jerseyt dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, rreshteri shqiptar Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi garuan në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Neq Jerseyt për vitin 2026 – dhe fituan në divizionet e tyre!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje ata kanë vlerësuar këtë sukses si dëshmi e bashkëpunimit të fortë mes dy vendeve dhe uron dy ushtarakët shqiptarë për arritjen e tyre të rëndësishme.

By admin1