SPB Kumanovë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike – Kumanovë, ngriti kallëzime penale kundër T.B. (26) nga fsh. Dragomancë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për kryerjen e veprës penale “vrasje”, mbi bazat e dyshimit se ai i ka vrarë J.A. nga fshati Dragomancë dhe S.K. nga fshati Kleçovcë, si dhe për shkak të dyshimit për veprën penale “tentim vrasje” kundër S.A. dhe R.T..
Gjatë verifikimeve të kryera dhe zhvarrimit të trupave të J.A. dhe S.K., është konstatuar se personat kanë vdekur si pasojë e vdekjes së dhunshme. Në bazë të njohurive dhe provave të tjera, ishte konstatuar se ai i ka vrarë dy gratë dhe, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, kundër tij është paraqitur kallëzim penal. Më herët, SPB Kumanovë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, ngriti kallëzime penale kundër T.B. edhe për vrasjen e M.S. dhe M.M., ndërsa me propozim të prokurorit publik, nga gjyqtari kompetent ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
SPB Kumanovë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, gjithashtu ngriti kallëzim penal për veprën e kryer penale “punë e pandërgjeshme në detyrë” kundër verifikuesve të vdekjeve M.S. dhe D.D. nga “Spitali i Përgjithshëm” – Kumanovë
“Tmerr në Kumanovë: ‘Vrasësi serial’ dyshohet për pesë sulme ndaj grave — kallëzime penale edhe për mjekët që fshehën vdekjet!”

