Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje të reja nga përplasjet e mëparshme me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, duke përfshirë për parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë festimeve të përvjetorit të pavarësisë më 17 shkurt.
Duke folur në Klan Kosova për arsyet që çuan deri te çarja në raportet mes tyre, ajo ka zbuluar këtë mospajtim të pazakontë.
“…pastaj, ka pasur gjëra të tjera sikur pse ke kërkuar që FSK-ja të parakalojë me 17 shkurt. Unë nuk e di ku është problemi? Por ky paska qenë problemi i tyre me mua”, ka deklaruar Osmani.
“Nëse FSK-ja nuk parakalon në ditën kur është krijuar shteti ynë, dhe të krijojë motiv me gjithë atë përkrahje popullore që e ka, unë nuk e di kur tjetër duhet të parakalojë FSK-ja. Kjo ka qenë kërkesë e imja në cilësinë e Komandantes Supreme. Ata e kanë bërë këtë në mënyre madhështore”, ka shtuar Osmani.


