Përditësohen të dhënat: Deri në ora 09:00 kanë votuar mbi 56 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e votimit deri në orën 09:14.

Sipas këtyre të dhënave, në nivel vendi kanë votuar 2.87 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë kohë kanë votuar 56 mijë e 307 qytetarë.

By admin1