Policia me aksion në Prizren, arreston 4 persona

Katër persona janë arrestuar sot në Prizren, në kuadër të një operacioni policor që lidhet me dyshimet për ndërhyrje në procesin zgjedhor, mëson Sinjali.

Rasti është regjistruar gjatë ditës së zgjedhjeve, ku njësitet e Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore pas informacioneve të pranuara për dyshime në cenim të integritetit të procesit zgjedhor.

Siç mëson Sinjali, me urdhër të Prokurorisë kompetente janë bastisur në territorin e Prizrenit, ku gjatë kontrollit janë shoqëruar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.

Gjatë aksionit kanë marrë pjesë njësi relevante policore, përfshirë hetuesit dhe njësitë e krimteknikës, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për intervistim.

Sipas burimeve të para hetimore, dyshohet se rasti lidhet me ndërhyrje të mundshme në procesin e votimit, por motivet dhe rrethanat e sakta ende janë nën hetim.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar procedurë hetimore, ndërsa policia po vazhdon mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të rastit.

By admin1