Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në shumicën e komunave të vendit.
Përmes një postimi publik, Ferati ka dërguar një mesazh falënderimi dhe vlerësimi për qytetarët, duke theksuar se besimi politik nuk mund të blihet dhe se dinjiteti i qytetarëve nuk ka çmim.
“Shqiptari nuk blihet, dinjiteti nuk shitet, besimi politik meritohet e nuk ç’njerëzohet një popull për një grusht votash. Zoti e bekoftë popullin shqiptar të Kosovës! Zoti e bekoftë LDK-në, shtëpinë politike të Kosovës! Zoti e bekoftë Republikën e Ibrahim Rugovës. Misioni në LDK vazhdon”, ka shkruar Ferati.
Reagimi i tij vjen në një moment kur rezultatet preliminare po marrin formë në nivel vendi, ndërsa partitë politike po analizojnë performancën e tyre në këto zgjedhje.
Mesazhi i Feratit është interpretuar si një thirrje për vazhdim të angazhimit politik dhe ruajtje të vlerave që, sipas tij, përfaqësojnë identitetin politik të LDK-së dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugov

