Përparim Gruda ka deklaruar se PDK-ja nuk përjashton asnjë parti nga negociatat për formimin e institucioneve, por e konsideron qëndrimin ndaj gazit amerikan një “vijë të kuqe”.
Në Debat Plus, ai tha se partia e tij ka dallime të mëdha me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Grudës, refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Albin Kurti “është rrezik kombëtar për Kosovën”.
“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, unë mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si negocim”, deklaroi ai.
Gruda shtoi se kjo çështje lidhet jo vetëm me ekonominë, por edhe me orientimin strategjik të Kosovës.

