Dy persona nga zona e Sarajit kanë përfunduar në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të automjetit të tyre u gjetën armë gjuetie dhe municion.
Sipas njoftimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, në rrugën ndërmjet fshatrave Shishevë dhe Gërçec, zyrtarët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPB Shkup arrestuan N.S. (54) nga Saraji dhe R.S. (58) nga Krushopeku.
Gjatë kontrollit të veturës së tyre të tipit “Hyundai”, policia zbuloi dy pushkë gjuetie të markës “Bajkal” të kalibrit 12, dy fishekë gjuetie si dhe sende të tjera që lidhen me rastin.
Armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa ndaj dy të arrestuarve do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të rregullt. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të rastit.
Dalin përgjimet e SPAK në dosjen e Artur Shehut: Po shkojnë në Zvërnec ca miq me pa pronat

