Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa dokumente në pikën kufitare të Bërnjakut, për të cilat dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 14:25, gjatë kontrollit të një personi që po drejtonte një veturë me targa vendore.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se lidhen me strukturat paralele serbe.

“Kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”. Pas intervistimit të personit të dyshuar dhe konsultimit me prokurorin kompetent, ai është liruar, ndërsa procedurat hetimore do të vazhdojnë në rrugë të rregullt.

Deri më tani, Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e dokumenteve të sekuestruara.

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës