Drejtoria për Siguri dhe Emergjencë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të erërave dhe mundësisë së intensifikimit të tyre gjatë orëve në vijim.
Të njëjtit kanë rekomanduar disa masa sigurie për qytetarët .
“Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, terasa dhe oborre.
Shmangni qëndrimin e panevojshëm pranë pemëve të dëmtuara, shtyllave elektrike dhe konstruksioneve të pasigurta.
Tregoni kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura dhe gjatë drejtimit të automjeteve.
Pronarët dhe përgjegjësit e objekteve ndërtimore të sigurojnë materialet dhe pajisjet që mund të zhvendosen nga era.
Raportoni menjëherë çdo rrezik që mund të cenojë sigurinë publike.”,thuhet në njoftim.
Poashtu shtojnë se Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në koordinim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve dhe Policinë e Kryeqytetit, do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe koordinimin e reagimit sipas nevojës.



