Erërat e fuqishme që kanë përfshirë sot Drenasin kanë shkaktuar dëme materiale në disa ndërtesa të qytetit.
Si pasojë e erërave të forta, pjesë të kulmeve janë shkëputur dhe kanë rënë në rrugë, duke dëmtuar edhe automjete.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me sigurimin e zonës dhe largimin e materialeve të rrëzuara.



