Ylli brazilian në komunikatën për media para ndeshjes miqësore foli sot për mediat, së bashku me Carlo Ancelottin, në prag të ndeshjes së Brazilit kundër Japonisë, e cila do të zhvillohet nesër, të shtunën, në Singapor.
Raphina u shpreh i emocionuar dhe i “prekur” ndaj kritikave te ashpra, të shkaktuara nga komentet e tij lidhur me nevojën për të menaxhuar ngarkesën fizike me kombëtaren braziliane me qëllim shmangien e një dëmtimi tjetër, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.
“Është e natyrshme që kritikat të na prekin. Jemi qenie njerëzore dhe, sado që përpiqemi, disa gjëra gjithsesi na prekin. Është krejt normale. Kushdo në vendin tim duke u përballur me kritika ndërsa e di që po jep gjithçka nga vetja do të prekej.
Duhet të jemi të përgatitur për kritika; të përfaqësosh Brazilin është një përgjegjësi e madhe.”u shpreh Raphina.
Me rastin e rinovimit të kontratës së tij me Barcelonën deri në vitin 2030, Raphinha zbuloi se kishte qenë në kontakt me ish-trajnerin e Real Madridit, me qëllim minimizimin e rrezikut të dëmtimeve që mund të vijnë si pasojë e ngarkesës së madhe me ndeshje.
“Ai e di se duhet t’i menaxhojë minutat e mia dhe se një dëmtim do të më linte në një gjendje më të keqe përpara pushimit të ardhshëm. Kam folur me të, ndihem shumë mirë, por ende nuk jam plotësisht në 100% të formës sime. Po bëj gjithçka që mundem për të qenë në gjendjen më të mirë të mundshme fizike,” u shpreh futbollisti brazilian.



