Tragjedi në Zvicër: 16-vjeçari humb jetën në aksident në vendin e punës, po drejtonte pirunin ngritës

Një aksident tragjik në vendin e punës ka marrë jetën e një praktikanti 16-vjeçar në Leibstadt, në kantonin Aargau të Zvicrës. I riu, i cili ndiqte praktikën profesionale në fushën e logjistikës, humbi jetën të mërkurën, ndërsa ishte duke drejtuar një pirun ngritës (forklift).

Sipas mediave zvicerane, 16-vjeçari kishte filluar praktikën në muajin gusht dhe kishte vetëm rreth tre muaj që punonte në kompaninë Meier Logistik AG, pjesë e grupit Kuratle. transmeton faktiditor.info

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Policia Kantonale e Aargaut ka nisur hetimet për të zbardhur se si ndodhi ngjarja. Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se nuk do të japë detaje për shkak të hetimeve në vazhdim. Transmeton faktiditor.info

A lejohet një 16-vjeçar të drejtojë pirun ngritës në Zvicër?

Vdekja e të riut ka ngritur pikëpyetje lidhur me rregullat e sigurisë në vendin e punës dhe kushtet në të cilat praktikantët e mitur mund të përdorin makineri të rënda.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), në parim, personat nën moshën 18-vjeçare nuk lejohen të kryejnë punë të rrezikshme.

Megjithatë, ekziston një përjashtim për praktikantët profesionalë. Sipas rregullave të Suvës, të rinjtë nga mosha 15 vjeç mund të kryejnë punë të tilla nëse ato janë të domosdoshme për formimin profesional dhe parashikohen në planin zyrtar të trajnimit.

Ky përjashtim vlen edhe për praktikantët e logjistikës që ndjekin formimin profesional për marrjen e Certifikatës Federale të Kompetencës (EFZ).

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se praktikantët mund të kryejnë çdo detyrë pa kufizime. Ata mund të angazhohen vetëm në punët e përcaktuara në planin e trajnimit dhe në përputhje me nivelin e tyre profesional.

Ndërkohë, hetimet për vdekjen e 16-vjeçarit në Leibstadt vazhdojnë. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e aksidentit dhe nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë në vendin e punës.

Gjilani humb një atdhetar të devotshëm: Vdes veterani i tri luftërave, Bajram Isufi