Yanet Garcia ndez rrjetin pas fitores së Meksikës në Botëror, videoja e saj bëhet virale

Fitorja e Meksikës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 ka sjellë festë të madhe mes tifozëve, por vëmendjen në rrjetet sociale e ka tërhequr edhe modelja dhe ish-prezantuesja e motit, Yanet Garcia.

35-vjeçarja meksikane publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke festuar suksesin e kombëtares së vendit të saj. Postimi u shoqërua me mesazhin “VAMOS MÉXICO!”, duke shprehur mbështetjen për ekipin që e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026.

Yanet Garcia u bë e njohur ndërkombëtarisht gjatë karrierës së saj si prezantuese e motit në televizionet meksikane. Me kalimin e viteve, ajo iu përkushtua modelingut dhe krijimit të përmbajtjeve në platformat digjitale, ku numëron miliona ndjekës.

Edhe pse prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, Garcia vazhdon të shfaqë mbështetjen e saj për Meksikën, sidomos gjatë aktiviteteve sportive të rëndësishme.

Meksika do të luajë ndeshjen e radhës më 18 qershor, ndërsa tifozët shpresojnë që skuadra të vazhdojë me rezultate pozitive në turneun më të madh të futbollit botëror.

https://x.com/FarandulaChicas/status/2064554725580689465?s=20

Spektakël apo keqpërdorim? Trump organizon event UFC në ambientet e Shtëpisë së Bardhë

By admin