Kaos me aplikacionin “TVSH-ja Ime”! Qytetarët të bllokuar prej tre ditësh, ZAP pranon problemin teknik

Mijëra qytetarë po përballen me probleme në përdorimin e aplikacionit “TVSH-ja Ime”, i cili nuk po funksionon tash e tre ditë, duke pamundësuar skanimin e faturave fiskale për rimbursimin e TVSH-së.

Kur përdoruesit tentojnë të regjistrojnë faturat e tyre, në ekran shfaqet mesazhi: “Nuk ka lidhje me PRO-në!”, duke ngritur shqetësime dhe pakënaqësi te qytetarët që mbështeten në këtë sistem për kthimin e një pjese të tatimit.

Nga Zyra e të Ardhurave Publike (ZAP) kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një problem teknik, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkakun e ndërprerjes dhe as nuk kanë treguar se kur pritet rikthimi i plotë i shërbimit.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni përballet me vështirësi. Edhe gjatë vitit të kaluar, sistemi pësoi disa ndërprerje, ndërsa qytetarët u përballën me vonesa në pagesat e rimbursimeve të TVSH-së.

Ndërkohë, përdoruesit presin një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi çdo ditë e humbur rrit shqetësimet për faturat e paskanuara dhe vonesat e mundshme në përfitimin e rimbursimeve.

Brazili shpëton në minutat vendimtare! Vinicius eviton turpin ndaj Marokut, Ancelotti alarmon: Duhet të përmirësohemi

By admin