Hoti thirrje qytetarëve: Mos lejoni largimin e Kosovës nga partneriteti me SHBA-në

Deputeti i zgjedhur nga lista e LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë një postim në lidhje për çështjen e gazit amerikan.

Hoti po kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë që po e refuzon këtë projekt, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe miq,

Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve./Indeksonline/

By admin7