Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka nisur mandatin e saj me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te ai i veprimtarit Adem Demaçi.
Në Prekaz, ajo nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e Adem Jasharit, duke e cilësuar Prekazin si simbol të qëndresës dhe sakrificës për atdheun.
Te varri i Rugovës, Shiroka-Pula vlerësoi vizionin e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike, ndërsa te varri i Demaçit nderoi veprimtarinë dhe qëndresën e tij për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës.
Presidentja tha se këto figura janë pjesë e themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, përmes “sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave”.



