“Humbëm një mik”: Ali Ahmeti i jep lamtumirën Nexhës, berberit që i qëndroi pranë për 25 vite

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i cili për gati një çerek shekulli kujdesej për pamjen e tij dhe ishte një mik i afërt i tij.

Ahmeti theksoi se bashkëpunimi i tyre kishte nisur që nga viti 2001, ndërsa me kalimin e viteve raporti i tyre profesional u shndërrua në një miqësi të forte dhe respekt të ndërsjellë.

“Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtohet se gjatë takimeve të tyre të rregullta, përveç bisedave të zakonshme, Nexha shfaqte gjithmonë kureshtje dhe interes të veçantë edhe për zhvillimet politike e shoqërore në vend.