Federata e futbollit të Belgjikës ka konfirmuar një lajm të rëndësishëm nga kampi i kombëtares, ku sulmuesi Jeremy Doku është bërë baba për herë të parë.
Në njoftimin zyrtar, federata u ka uruar Doku-t dhe familjes së tij lindjen e djalit të parë, të quajtur Praise, duke e cilësuar si një moment të veçantë në jetën e tij personale, shkruan Indeksonline
Sipas deklaratës, me miratimin e stafit mjekësor të kombëtares, Doku udhëtoi drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes së tij në këtë moment të rëndësishëm familjar.
“Urime Jeremy Doku dhe familjes së tij për lindjen e djalit të parë, Praise. Me miratimin dhe shoqërimin e një prej mjekëve të ekipit, Jeremy udhëtoi drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes në këtë moment unik,” thuhet në njoftim.
Gjithashtu bëhet e ditur se sulmuesi do t’i bashkohet sërish grumbullimit të kombëtares së Belgjikës në mbrëmjen e së nesërmes në Seattle, teksa ekipi po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Zelandës së Re në Kupën e Botës.

