Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën

Qeveria në detyrë ka miratuar sot ndarjen e 3 milionë eurove për mbështetjen e bashkatdhetarëve, përkatësisht për mbulimin e kostos së sigurimit kufitar, të njohur si “Kartoni i Gjelbër”.

Ky vendim pritet të hy në fuqi me 1 korrik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pas propozimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas vendimit të miratuar, mjetet financiare në vlerë prej 3 milionë eurosh do të ndahen për zbatimin e skemës që synon lehtësimin e kostove për mërgatën gjatë hyrjes në Kosovë.

By admin7