Ky është burri që përfundoi në burg për sulm seksual ndaj disa vajzave në Skenderaj

Për 30 ditë prapa grilave ka përfunduar i dyshuari për ngacmimin seksual të disa vajzave gjatë orarit të punës në Skenderaj.

Siç ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, bëhet fjalë për Nuhi Bislimin, i cili u është prezantuar viktimave si 27-vjeçar dhe i pamartuar, ndonëse i martuar është.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur të mërkurën e kësaj jave në orën 15:00, ku gjykata vendosi që i dyshuari të përfundojë prapa grilave për 30 ditë.

Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, sipas të cilit rasti kishte ndodhur më 18 qershor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë më 29 qershor të këtij viti.

“Rr. ’17 Shkurti’, Skenderaj, 18.06.2026, 10:45-18:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndaj të dyshuarit tashmë veçse është caktuar masa e paraburgimit./Klankosova.tv

By admin7