Një incident me dhunë fizike është regjistruar pas mesnate në një restorant në fshatin Zebërnjak të Kumanovës, ku një 36-vjeçare nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar një grua nga Kumanova.
Sipas njoftimit të policisë, më 5 korrik 2026, rreth orës 00:30, efektivët e SPB Kumanovë arrestuan I.T. (36) nga Shkupi, pasi dyshohet se sulmoi fizikisht V.T. (46) nga Kumanova në ambientet e një restoranti.
E dyshuara u shoqërua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihen kallëzimet përkatëse.



