“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqt thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka konfirmuar se është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit lidhur me një rast që ka të bëjë me disa shpronësime.

Thaçi tha se gjatë intervistimit është pyetur për të gjitha çështjet që kanë qenë në interes të hetimit dhe se ka ofruar përgjigje për secilën prej tyre.

“Jam intervistuar si dëshmitar për çështjen e disa shpronësimeve. Më kanë pyetur për çdo gjë dhe për gjithçka që kam ditur, do të përgjigjem dhe jam përgjigjur në përputhje me ligjin”, deklaroi ai.

Kryetari i Obiliqit theksoi se nuk do të bjerë pre e asnjë shantazhi apo presioni.

“Nuk do të bie pre e shantazhit. Do të jem gardian i ligjshmërisë dhe do të vazhdoj të veproj me përgjegjësi në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Thaçi.

By admin7