Duket sikur Hilary Swank dhe bashkëshorti i saj Philip Schneider po e zgjerojnë familjen e tyre.
Ylli 52-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, ndau një video në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar lajmin e lumtur, transmeton Indeksonline.
Videoja paraqet aktoren dhe familjen e saj duke kërcyer në errësirë me shkopinj ndriçues në trupat e tyre. Njëri prej trupave është qartësisht shtatzënë me një fëmijë tjetër.
“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë projekti do të bëj më pas, ky do të publikohet në dhjetor”, shkroi Hilary në mbishkrimin e videos në llogarinë e saj në Instagram.



