Superndeshja Angli – Argjentinë: Publikohen 11-shet startuese

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet këtë të mërkurë, më 15 korrik, nga ora 21:00 në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlantës.

Thomas Tuchel dhe Lionel Scaloni kanë zbuluar 11-shet startuese për një nga përballjet më të mëdha të këtij Botërori, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen ndaj Spanjës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Jordan Pickford – Reece James, Marc Guéhi, Charlie Kosa, Djed Spence – Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham – Morgan Rogers, Anthony Gordon, Harry Kane (kapiten).

Argjentina: Emiliano Martinez – Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico – Leandro Paredes, Giuliano Simeone, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez – Julian Alvarez, Lionel Messi (kapiten).

Kjo sfidë rikthen një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit, me kujtime të paharrueshme si goli i famshëm “Dora e Zotit” i Diego Maradonës në vitin 1986 dhe kartoni i kuq i David Beckhamit në Kupën e Botës 1998.

Në lojë është një vend në finalen e Kupës së Botës, ku fituesi do të përballet me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Francës. Finalja do të zhvillohet të dielën, më 19 korrik, në “MetLife Stadium” të New Yorkut./GazetaExpress/

By admin7