Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka dhënë një definicion interesant sa iu përket përkrahësve të partive politike.
Luta ka thënë se LDK-ja u takon idealistëve.
“LDK-ja u takon idealistëve. Idealistët janë anëtarësia!
Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK-ja është parti e idealistëve, PDK-ja është parti e kryengritësve dhe VV-ja është parti e të pakënaqunve.
LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia. Jo funksionarët.
Koha t’u kthehemi idealistëve”, shkruan Haziri në Facebook./Indeksonline/



