Një person ka mbetur i lënduar në dorë pasi një person tjetër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është denoncuar më 18 tetor 2026, në orën 09:50, në SPB Shkup. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, derisa M.I. ndodhej në një veturë të tipit “Touran”.
Pas marrjes së denoncimit, në vendngjarje kanë dalë nëpunësit policorë, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës.
Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë, ndërsa është njoftuar edhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
Policia njofton se po ndërmerren masa për identifikimin dhe gjetjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.



