Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar protestat në Shqipëri, duke thënë se ato po dëmtonin ekonominë dhe krijonin pasiguri në vend.
Ahmeti thotë se pasojat po ndjehen në turizëm dhe investime. Sipas tij, pasiguria i dekurajon investitorët vendas dhe të huaj.
“I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI-së gjithashtu thotë se protestuesit kishin rënë në grackën e armiqve të kombit. Ndërkohë, në protestat e Tiranës është shfaqur edhe Mevlan Ademi, njëri nga organizatorët e protestave për jurisprudencën në shqip në Shkup, i mbështetur nga Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili ka publikuar edhe fotografi nga pjesëmarrja.



