Arkin Jahi: Dilni masovikisht në votime, Bërvenica vendos sot për të ardhmen e saj!

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, përcjell TS.

“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve që të dalin masovikisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. I ftoj që këtë të drejtë ta ushtrojnë në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Uroj të kemi zgjedhje shembullore dhe qytetarët të dalin të votojnë për më të mirin”, deklaroi Arkin Jahi