Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person i pajetë është gjetur përballë Gjykatës Civile në zonën e Lanës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupe e urgjencës, të cilat po e verifikojnë.

Paraprakisht dyshohet se është endacak dhe po këqyret trupi për shenja të dukshme, por deri tani nuk është konstatuar gjë.