Limani reagon pas rezultateve në Bërvenic: Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit

Fatmir Limani ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë, ku gara për kryetar komune do të vendoset në raundin e dytë, mes kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiu, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, percjell tetova1

Përmes një postimi Limani ka përcjell një mesazh me tone ironike, duke lënë të kuptohet se rezultatet zgjedhore mund të kenë ndryshuar pritshmëritë e atyre që ndiheshin të sigurt për mbështetjen që gëzonin.

Postimi i plotë:

“TETORI
Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për “sojin” që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh..
Dysh në njësh.. 😉
F. B. L.”, ka shkruar Limani./tetova1.mk