Mason Haynes, truproja e njohur që për vite me radhë u kujdes për sigurinë e familjes Kardashian, Kevin Hart, Nicki Minaj dhe kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.
Sipas raportimeve, Haynes humbi jetën në një aksident trafiku më 4 korrik, vetëm dy ditë para se të festonte ditëlindjen e 53-të.
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa familjarë, miq dhe kolegë e kanë kujtuar si një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me zemër të madhe.



