Sot pritet që Prokuroria Speciale të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për dy të ndalurit në Zubin Potok, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, e cila për redaksinë tha se seanca pritet të mbahet nga ora 13:00.
Dy të dyshuarit, M.J., dhe M.B., u ndaluan pasi në Zubin Potok u gjet një varrezë masive me mbetjeje mortore, që dyshohet se i përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës, të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1999.
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.



