Punonjësi i EVN-së sulmohet gjatë kryerjes së detyrës në Saraj

Një punonjës 45-vjeçar i EVN Maqedoni ka denoncuar se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në territorin e Komunës së Sarajit.

Sipas denoncimit, autor i dyshuar është një 32-vjeçar nga Saraji. Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe ndaj të dyshuarit do të pasojë kallëzim përkatës.

By admin7