Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoenes, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Michael Olise-së dhe Luis Díaz-it, duke bërë të qartë se klubi bavarez nuk ka ndërmend të negociojë për asnjërin prej tyre.
Duke komentuar raportimet se Real Madridi ishte i interesuar për Olise-në, Hoeneß u shpreh me ironi: “Real Madridi e donte Olisen-ë? Qesha me të madhe”!
Ai shtoi se Bayerni nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve, pavarësisht se kush shfaq interes.
“Edhe sikur të vinte perandori i Kinës, ne prapë nuk do të negocionim”!
Hoenes theksoi se i njëjti qëndrim vlen edhe për Luis Díaz-in, duke lënë të kuptohet se të dy futbollistët konsiderohen të paprekshëm nga kampionët e Gjermanisë.



