Një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pronës është iniciuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi një burrë dyshohet se ka dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes së banesës dhe ka kanosur djalin e tij dhe bashkëshorten.
Sipas policisë, rasti është iniciuar më 1 gusht 2026, në konsultim me prokurorin, ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 00:30.
Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, babai i tij kishte goditur me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë, duke e dëmtuar atë, si dhe kishte kanosur atë dhe nënën e tij.
Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, çështja është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.
“Prishtinë 14.07.2026 – 00:30. Më 01.08.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur pasi më 14.07.2026 viktima kishte deklaruar se babi i tij i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të një mosmarrëveshje e kishte dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes si dhe kishte kanosur viktimën dhe nënën e tij. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit, rasti procedohet me procedurë të rregullt”.



