Sa i kushtoi Komunës së Prishtinës “Sunny Hill Festival”-i? (Dokument)

Pas përfundimit të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”-i, i cili u mbajt në Prishtinë nga 31 korrik deri më 2 gusht, vëmendje tërhoqi jo vetëm programi artistik, por edhe mbështetja financiare e dhënë nga Komuna e Prishtinës për organizimin e festivalit.

Sipas kontratës, të publikuar nga E- prokurimi, organizimi i “Sunny Hill Festival”-it në bashkëfinancim dhe negocim, Komuës së Prishtinës i kushtoi hiç më pak se 150,000.00 euro, transmeton IndeksOnline.

 

Ndërkohë, festivali u zhvillia gjatë tri netëve, me pjesëmarrjen e mijëra vizitorëve nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke sjellë në Prishtinë disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare.

Nata e parë u kryesua nga ylli i muzikës pop Katy Perry, nata e dytë solli performancën e këngëtarit skocez Leeis Capaldi, ndërsa festivali u mbyll me spektaklin e DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix.

Përveç tyre, në skenat e festivalit performuan edhe artistë të njohur të muzikës elektronike si Adam Port, Rampa (Keinemusik), Carlita, Seth Troxler dhe PAWSA, si dhe artistë shqiptarë, përfshirë Ledri Vulën, Dhurata Dorën, MC Kreshën, Lyrical Son, Butën dhe shumë emra të tjerë.

Mbrëmja përmbyllëse u karakterizua nga një atmosferë e veçantë, ku Martin Garrix interpretoi hitet e tij më të njohura, i shoqëruar nga një shfaqje e gjerë me efekte vizuale, ndriçim dhe muzikë elektronike.

Edicioni i këtij viti e riktheu edhe një herë “Sunny Hill Festival”-i në qendër të skenës kulturore dhe muzikore të rajonit, ndërsa mbështetja financiare e Komunës së Prishtinës, e realizuar përmes procedurës së negocimit për bashkëfinancim, ishte pjesë e organizimit të këtij eventi ndërkombëtar./IndeksOnline/

By admin7