Çmimi i benzinave pas mesnate do të bie për 2 denarë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimi i naftës të rritet për 1 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për gjysmë denari.
Si rrjedhojë, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 91,0 denarë për litër, i BS-98, 93,0 denarë për litër. Nafta do të shitet për 99,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë, 98,5 denarë për litër!



