Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë ka propozuar shpalljen e masave emergjente në sektorin e energjisë për një periudhë dy mujore, për shkak të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Duke folur në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se zhvillimet gjeopolitike të këtij viti, veçanërisht konflikti në Iran, kanë tronditur tregjet e gazit dhe të energjisë elektrike në Evropë, duke ndikuar edhe në rajon dhe në Kosovë.
Ai theksoi se situata në Kosovë është më e vështirë për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.
“Këto masa përfshijnë shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese të Hidrocentralit të Ujmanit, ndërmarrjen e masave për kursimin e energjisë nga institucionet publike, si dhe masa të tjera që mund të ndërmarrim sipas nevojës”, deklaroi Kurti.



