Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar tri vendime të rëndësishme që Qeveria do t’i marrë në sektorin e energjisë, me qëllim të përballjes me situatën e krijuar nga bllokimi i linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, bëri të ditur se si masë të parë do të ndalohet tregtimi i energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia.
E lidhur me këtë, deputeti i VV-së, Nezir Kraku ka hedhur akuza ndaj Qeverisë. Ai ka pyetur se a mos ka ardhë koha me fillu me u mesu me përgjegjësinë morale si koncept edhe në politikën e Kosovës?
Reagimi i plotë:
Dmth paskemi ble rryme nga Serbia dhe prape kemi mbete pa rryme.
Dy here deshtim. Dy here gabim.
A mos ka ardhe koha me fillu me u mesu me pergjegjesine morale si koncept edhe ne politiken e Kosoves?
Sepse asnje fajtor, asnje pergjegjes pavaresisht çka ndodhe ne kete vend, seriozisht nuk shkon./Indeksonline/



