Dje, rreth orës 20:00, në SPB Shkup, E.J. (25) nga fshati Krushopek i Shkupit ka raportuar se në rrugën drejt fshatit Krushopek i kanë bllokuar rrugën dy automjete.
Sipas kallëzimit, nga njëri automjet kanë dalë dy persona, njëri prej të cilëve mbante në dorë një mjet të mprehtë. Nga automjeti tjetër ka dalë A.S.V. nga fshati Saraj i Shkupit, me të cilin ankuesi kishte pasur më herët mosmarrëveshje. Ai dyshohet se ka repetuar një pistoletë në drejtim të 25-vjeçarit dhe më pas e ka sulmuar duke e goditur me tytën e armës.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.



