Pep Guardiola ka folur për evoluimin e futbollit modern, duke theksuar se loja sot është shumë më e ndërlikuar për shkak të përgatitjes fizike të lojtarëve, analizave të kundërshtarëve dhe intensitetit në fushë.
Ish-trajneri i Manchester Cityt vlerëson se zhvillimi i teknologjisë dhe analizës taktike ka bërë që ekipet të kenë shumë më pak surpriza gjatë ndeshjeve, shkruan Indeksonline
“Futbolli ka ndryshuar shumë, veçanërisht në analizën dhe kuptimin e kundërshtarëve dhe asaj që ata bëjnë. Për të gjithë ka më pak surpriza”, ka thënë Guardiola.
Sipas tij, futbolli i ditëve të sotme është më kërkues se në të kaluarën, pasi lojtarët janë dukshëm më të përgatitur fizikisht dhe ritmi i lojës është rritur.
“Futbolli është më i vështirë tani se më parë. Lojtarët janë të jashtëzakonshëm, shumë më të përgatitur fizikisht dhe me një ritëm më të lartë. Hapësirat janë më të vogla dhe mbulimi është më i ashpër”, është shprehur ai.
Guardiola e sheh këtë evolucion si një aspekt pozitiv të sportit, duke e cilësuar futbollin modern si më të komplikuar, por njëkohësisht edhe më tërheqës.
“Sot futbolli është i jashtëzakonshëm. Është shumë më i vështirë”, përfundoi trajneri spanjoll./Indeksonline/



