Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tashmë ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post, ndërsa zgjedhjet atje pritet të mbahen në vjeshtë, po e feston deklaratën e Zelenskyyt për Kosovën. Ai dje u ka thënë gazetarëve se Kosova nuk ka pësuar goditje më të madhe në 14-15 vjetët e fundit.
“Prishtina ka reaguar më ashpër se kurrë më parë ndaj Zelenskyt. Në Prishtinë po zhvillohet një fushatë e gjithanshme kundër tij”, tha Vuçiq.
Tutje, Vuçiq tha se Serbia mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga Ukraina, një vend që, sipas tij, nuk e ka sfiduar kurrë integritetin territorial të Serbisë.
“Vetëm mendoni për ndikimin, Zelensky vjen këtu dhe thotë “Po, Kosova është Serbi.’ A kanë pësuar shqiptarët një goditje më të madhe gjatë 14 viteve të fundit?”, tha Vuçiq me tone triumfale, derisa iu përgjigj kritikave të politikanëve serbë për vizitën e Zelenskyt në Serbi.



