S’heq dorë nga Rodri, Barcelona i dërgon Cityt ofertën e re

Barcelona ka bërë një ofertë të re për mesfushorin spanjoll Rodri, duke i ofruar Manchester Cityt rreth 60 milionë euro, plus bonuse.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë, ndërsa Manchester City po këmbëngul për një shumë prej 80 milionë eurosh, raporton IndeksOnline.

Barcelona dhe kampi i Rodrit, megjithatë, mbeten optimistë se mund të arrihet një marrëveshje. Palët synojnë të gjejnë një kompromis në mes të dy shifrave, me bonuse që mund të ndihmojnë në mbylljen e transferimit.

Rodri është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për përforcimin e mesfushës, ndërsa negociatat pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

By admin12