Batincë: Arrestohet një 34-vjeçar, i gjendet revolver dhe municion

Shkup, 12 gusht 2026 – Policia ka arrestuar një 34-vjeçar nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një revolver së bashku me municion për armën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të Njësisë për Intervenim pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin me inicialet F.I., rreth orës 12:40 në fshatin Batincë të Shkupit.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, policia ka gjetur një revolver dhe fishekë përkatës për armën.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 34-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.

By admin12